Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “News Line” në ABC News foli për deklaratat e Metës i cili ka kërkuar të flasë për dosjen e “21 janarit”. Gjikondi tha se e sheh si një taktikë të shëmtuar.
Gjatë fjalës së saj Gjikondi shtoi se nga ana tjetër kreu i PD Sali Berisha po përpiqet të shfajësojë vetën, edhe pse theksoi se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë pasi “21 janari” ishte krim shtetëror.
“Taktika e Metës e shëmtuar. Pasi ka pasur kohë 14 vite. Nuk besoj kurrë që zoti Meta ka prova apo dëshmitarë. Dhe mendoj që ka qenë një blof, që gjoja në mënyrë indirekte do të ndihmojë Berishën. Por në 21 janar ishte krim kundër njerëzimit dhe ashtu do ta quaja. Pra Meta do të ishte mirë të heshte. Sa për deklaratat e Berishës, ai përpiqet të shfajësojë veten. Vrasjet kanë ndodhur në bulevardin para Kryeministrisë. Brenda ka qenë Basha dhe Berisha. Dhe të gjitha provat të çojnë te Berisha. Mendoj që është taktikë e Berishës për të shfajësuar veten. Meta ka humbur koordinatat e realitet, ndërsa Shqipëria po ecën përpara. Nuk i duhet askujt as si dëshmitar as si politikan. Gjithashtu SPAK duhet t’i japë drejtim përpara Vitit të Ri 21 janarit që 2026 të gjejë përgjegjësit përballë drejtësisë. SPAK duhet të ketë dinjitetin që të thërrasë për emër njerëzit përgjegjës. Të gjithë duhet të dalin përpara drejtësisë pasi janë zhdukur provat. Po i afrohemi një epoke që shumë politikanë të vjetër që ia kanë pirë gjakun këtij populli, nuk do jenë pjesë e së ardhmes së Shqipërisë”, tha mes të tjerash ajo.
/abcnews.al/

