21 Janari festë kombëtare? Murrizi: Nuk provokojmë askënd!

schedule15:31 - 1 Tetor, 2019

schedule 15:31 - 1 Tetor, 2019

22 deputetë të opozitës kanë depozituar në Kuvend një projektligj që 21 Janari të shpallet festë kombëtare në kujtim të Kongresit të Lushnjes. Por socialistët e kundërshtojnë duke thënë se nuk na duhet një festë tjetër për pavarësinë, ndërsa disa sqarojnë për ABC Neës se kjo datë bie ndesh me kujtimin e 4 viktimave në protestën e socialistëve në vitin 2011.

Kur dëgjon datën 21 janar, shumëkujt i kujtohen 4 viktimat përpara kryeministrisë gjatë protestës së opozitës socialiste në vitin 2011. Por disa të tjerëve, kjo datë ju kujton fillimin e punimeve të Kongresit të Lushnjës në vitin 1920 dhe kërkojnë të kthejnë në festë zyrtare.

Myslim Murrizi ka firmosur një projektligj për këtë, së bashku me 21 deputetë të tjerë të opozitës. Socialistët e kanë të freskët në memorie 21 Janarin e tyre, por Tualant Balla i tha ABC News se ky projektligj do të rrëzohet, por për një arsye tjetër.

Por jo të gjithë socialistët mendojnë kështu. Firmëtarët këmbëngulin se 21 Janari duhet kthyer në festë kombëtare. Murrizi që udhëheq këtë proces, e ka gati përgjigjen nëse i refuzohet kjo nismë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!