21 janari/ Dorëzohet padi e re në SPAK

schedule10:30 - 16 Shkurt, 2023

schedule 10:30 - 16 Shkurt, 2023

Familjarët e 21 janarit kanë depozituar sot një tjetër kallëzim në SPAK. Kallëzimi vjen pasi prokuroria e Posaçme shpalli moskompetencë për hetimin e protestës me 4 të vdekur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Mark Nika, Xhaxhi i Aleksit, njëri prej katër të vrarëve para kryeministrisë më 21 janar kritikoi Prokurorinë e Tiranë, që sipas tij e mban dosjen në sirtar dhe nuk jep asnjë shpjegim. Ai theksoi se i janë drejtuar SPAK, pasi nuk kanë besim të prokurriia e Tiranës.

“Ne kemi dorë një kasetë audio, ku flitet për të gjithë mekanizimin që ka përdorur Garda. Identifikohet zëri i komandantit të gardës. Kjo kasetë është disponuar prej nesh, por sot mbahet nga Artan Hoxha. E dorëzojmë te SPAK, sepse te Prokuroria e Tiranës nuk kemi besim. Prokuroria e Tiranës nuk e heton atë ngjarje, jo se nuk ka prova. Si ka mundësi që kjo të na refuzoj, Prokuroria ka frikë të hetojë. Prokuroria e Tiranës e mban dosjen kot. Ne kundërshtojmë në gjykatë dhe besoj se edhe sipas konsultës që kam bërë me juristë të kualifikuar, duhet të na japin shpjegime, sepse nuk ma do mendja që të refuzohet dhe të hidhet poshtë nga gjykata speciale. Çështjen Prokuroria e Tiranës e ka në sirtar. Edhe ne familjarët jemi palë në procesin penal. Ne nuk kemi lidhje me politikën. Ne veprojmë të pavarur. Politika atë punë ka. Kemi ardhur pa njoftuar SPAK.  SPAK ta hetojë çështjen dhe kemi shpresë. Autori i vrajës është Agim Llupo dhe Andrea Prendi, ne kërkojmë kush i prishi provat”, tha Mark  Nika.

SPAK transferoi dy paditë e dorëzuara nga PS për hetim në prokurorinë e Tiranës. Aleks Nika është vrasja e vetme e pazbardhur nga drejtësia. Katër qytetarë mbetën të vrarë gjatë protestës së 21 janarit 2011.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!