“21 janari” do hetohet nga SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Gjykatës së Posaçme

schedule15:35 - 12 Mars, 2024

schedule 15:35 - 12 Mars, 2024

TIRANË- Gjykata e Lartë nuk humbi kohë. As një orë pas përfundimit të seancës, trupi gjykues vendosi kundër vullnetit të gjykatës së posaçme, se do ishte SPAK që do rihetojë nga themeli ngjarjet e 21 janarit.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë Prokurorisë së Posaçme do ti duhet të regjistrojë procedim penal për vrasjen e Aleks Nikës 13 vite më parë. Prokuroria e Posaçme ka detyrimin  të  hetojë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, të ish-ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha si dhe të gjithë zinxhirin komandues pas ngjarjeve ku mbetën të vrarë 4  persona më Janar të virit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Gruaja e Aleks Nikës, tha se ajo do të dorëzonte ne SPAK, kasetën audio, ku dëgjohet urdhri i goditjes me arme nga kreu i gardës Ndrea Prendi.

Por seanca e të martës u zhvillua me debate të forta. Prokurori i SPAK këmbënguli se duhet të ishte Prokuroria e Tiranës që duhet të hetonte ngjarjen, pasi sipas tij, nuk kishte prova që tregonin se vrasjet në 21 janar, përfshirë edhe atë të Aleks Nikës, ishin pasoje e një vepre të menduar, pra duke lënë të kuptohet mungesën e një urdhri nga zinxhiri i komandës. Kjo solli reagimin e ashpër  prej gjykatësve.

Sokol Binaj pyeti prokurorin me ton të lartë, sesi SPAK kishte arritur në këtë përfundim, kur nuk kishte hetuar asgjë nga ngjarja.

 “Sherri mes prokurorive se cila do hetoje 21 janarin, ka përfunduar me një vendim të prerë dhe autoritar të Gjykatës se Lartë. Tashmë do jetë SPAK që do hetojë një prej ngjarjeve më të renda, por dhe më të dokumentuara të tranzicionit. Sot Sali Berisha, i cili në atë kohe ishte kryeministër, gjendet nën arrest dhe pa imunitet. Por në seancën e të martës, prokurori i SPAK tha se nuk ka një krim të menduar në 21 janar. Kështu dyshimet mbetën nëse edhe kjo prokurori do të arrije të zbardhë ç’ka ndodhi atë të premte, kur nën plumbat e gardës, katër civile humbën jetën në bulevard”, raporton gazetari Ermal Vija.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!