Ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha u paraqiten pasditen e kësaj të enjteje në SPAK, sa i takon dosjes së “21 Janarit”.
Avokati Idajet Beqiri në emisionin “Real Story” në ABC News tha se një ditë para protestës Berisha mblodhi “grupin e zjarrit” për të diskutuar lidhur me protestën që do të bëhej dhe masat që do të merreshin. Sipas Beqirit ngjarja tragjike ishte e paralajmëruar.
“Para se të ndodhte protesta Berisha e kishte mbledhur “grupin e zjarrit”, bandën e tij, atje ka qenë edhe Lulzim Basha ku është diskutuar se çfarë do të ndodhte të nesërmen në protestë dhe se si do të veprohej. Atje u debatua se çfarë do të ndodhte dhe se si do të vepronin me njëri-tjetrin.
Kishin marrë informacion që protesta do të ishte masive dhe mund të kishte akte dhune. Basha do të bënte planin A dhe B. Duhet të ishte një plan i detajuar. Kjo nuk ekziston, nuk e kishte bërë, ndërkohë që e kishte për detyrë ta bënte. Atë ditë duhet të ishte në krye të detyrës. Ai nuk ishte në krye të detyrës, por ishe me grupin e Berishës dhe ishte në Kryeministri”, tha Idajet Beqiri.

