Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

21 janari/ Agron Malaj – opozitës: ‘Grupi i Zjarrit’ s’ka ekzistuar kurrë, shpikje e juaja për të devijuar ngjarjen

schedule12:22 - 12 Shkurt, 2026

schedule 12:22 - 12 Shkurt, 2026

Deputeti socialist, ish gardist në protestën e bulevardit që përfundoi me 4 të vrarë në Bulevard, foli këtë të enjte në parlament lidhur me 21 janarin.

Ai tha se kjo strukturë s’ka ekzistuar kurrë dhe është shpikje e Sali Berishës.

““Një ngjarje që është për turpin tuaj të partisë tuaj, por edhe të veprimeve dhe mosveprimeve tuaja. Jozefinë mos fol se është turp për ty të përmendësh gardistët. Ka 15 vjet që pikërisht ky grup parlamentar flet për mua, për familjen time për 21 janarin, për grupin e zjarrit dhe kush këta që është e turpshme. Grupi I zjarrit në Gardën e Republikës nuk ka ekzistuar ndonjëherë. As nuk është në asnjë lloj strukture dhe organigrame por shpikja që bëtë ju për të devijuar gjithë atë ngjarje atë situatë të turpshme dhe pikërisht ndaj meje ndaj Gardës së Republikës, atyre djemve grave e burrave që i baltosët me pa të drejtë. E turpshme edhe për atë që del e flet sot këtu për policinë e shtetit. U them kolegëve, në të vërtetë nuk ka ekzistuar kurrë një grup zjarri dhe ata që e bënë 21 janarin janë përgjegjës kryesor, janë pikërisht këta këtu. Këta këtu që me veprimet dhe mosveprimet e tyre krijuan një situatë të tillë, që është turpi më I madh për këta. Ka 15 vjet që flitet kudo për 21 janarit. Flitet për Agron Malaj.



Kur unë pyetesha para prokurorisë kishim një ndryshim të madh mes meje atëherë dhe ju sot, unë kam deponuar që nëse një efektivi im, nën komandën time ka gisht ne ngjarjen e 21 janarit unë jam përgjegjës bashkë më to. E kam të shkruar. Po ju? Jeni përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit ku eprorët e mi dhe mbi meje, se ju kështu e këni për të fsheh autorët e vërtetë u morët me disa oficerë të thjeshtë Garde. Unë kam qenë komandant I seksionit 4, nuk kam qenë as komandant i Forcave Speciale, as Shef Shtabi e me radhë. Kam qenë një komandant I një structure për të cilën kam marrë përgjegjësi dhe e kam të shkruar.

Asnjë nga efektivët e mi nuk ka patur gisht në atë ngjarje. Dhe më e keqja është që e baltosët atë Gardën me paturpësinë tuaj dhe sot vazhdoni prap. Jozefinë unë jam gardist dhe e kam për nder. Kam qenë gardist, jam betuar ti shërbej Atdheut. Kam qenë edhe në institucione të tjera , e kam kryer punën time me shumë përkushtim, jam edhe sot në parlament ku 15 mijë shuplaka në qarkun Dibër, erdhën kundër jush. Pas 35 viteve qarkun Dibër e kthyem në rrugën e drejtë. Ndaj ju them lerjani 21 janarin drejtësisë të bëjë punën e saj drejtësia edhe ta shikojmë si do jetë e vërteta e 21 janarit” – tha Malaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!