Nuk dihet mirë sesa vjet kishte pa e mbyllur kampionatin në krye.
Ndoshta që nga 2009-ta apo 2010-ta kur doli kampion, por Dinamo duket se po kthehet.
Për Blutë e shquar kryeqytetas qenka dashur kthimit në stol I trajnerit Ilir Daja për t’u ngjitur aty ku ka qenë tepër shpesh.
Viti 2024 përfundoi në vendin e parë të Superligës pas fitores 2-1 ndaj Egnatias në “Elbasan Arenë”.
Mbi këto tema u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano dhe Ermal Tahiri, menaxheri i FIFA-s, Sokol Haxhia, si dhe ish-futbollit Lulëzim Bershami.
Pjesë nga biseda në studio:
Ledjo Pano: Dinamo e ka treguar edhe në momente të veçanta që di të përmbysë situatën. E rëndësishme është që Daja i ka dhënë atë mendimin e vet skuadrës, se po ata lojtarë që ishin në vend të parafundit janë sërish.
Rikthimi i Ditës në mbrojtje është mirë, pasi gjithmonë mesfushorët japin më të mirën në mbrojtje dhe po të shohësh që të gjitha ndërhyrjet ndërpriten nga ai.
Ermal Tahiri: Daja doli për 3 vite rresht më i mirë në Kosovë dhe për të 4-tën duket se do ta bëjë në Shqipëri. Është Dinamo më e mirë e këtij kampionati. Di të mbrohet mirë është cinike, nuk ka emra, por ka arritur të bëjë një punë shumë të mirë, me lojtarët që ka dhe në krye tarjnerin.
Taktikisht Dinamo në të gjitha ndeshjet e fundit që ka fituar edhe në Shkodër. Ndaj Egnatias luajti shumë mirë. Është një ekip që luan shpejt, kanë anësorin e mbrojtjes që ushtron presion dhe pastaj mbrohet në mënyrë më perfekte dhe gjen kundërsulmin.
Po ta shofësh me Egnatian pas minutës së 56’-të kur u shënua goli kishte totalisht topin, por ishte e parrezikshme prandaj ndërhyri Daja duke bërë zëvendësimet e duhura.
Po të mbaje topin dhe të shfrytëzojë shpejtësinë e Zabërgjës dhe Nanit do të përiftonte shumë. Këtë bëri edhe me Tiranën edhe me Vllazninë. Në pjesën e parë dominon dhe shënon.
Sokol Haxhia: Ti zëvendësosh lojtarët e një skuadrë është shumë e vështirë.
Egnatia për shembull tani ka marrë edhe Veselin, por sërish ka humbur. Nuk është e lehtë të zëvendësosh lojtarë me të njëjtin kalibër. Ktu duket presidenti. Një president që do të fitojë shet në fund, jo në mes të rrugës.
Egnatia ka një lojtar spektakolar si Aleksi, një lider në fushë dhe meriton një thirrje edhe në kombëtare, për atë që demonstron në Superiore, ndërsa te Dinamo janë Zabërgja dhe Gudiabi.