Dy gazetarë turq kanë vdekur në veri-lindje të Sirisë, në zonën e kontrolluar nga milicitë separatiste kurde YPG.
Sipas asaj që u bë e ditur, Nazim Dashtan dhe Cihan Bilgin ishin viktima të një sulmi të nisur nga një dron turk të enjten pranë digës Tishreen të ndërtuar 90 km në lindje të Aleppos.
Sipas portalit të pavarur turk Bianet, një dron i ushtrisë turke goditi automjetin në të cilin po udhëtonin gazetarët, duke shkaktuar vdekjen e të dyve dhe plagosjen e shoferit.
Nazim dhe Xhihan ishin dy gazetarë të angazhuar në terren për të raportuar luftën./abcnews.al