Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatore e Shqipërisë, Majlida Dhuka prezantoi këtë të martë fazën e re të negociatave me Bashkimin Europian. Në nisje të fjalës së saj, Dhuka e konsideroi 2026 një gur kilometrik drejt BE, ndërsa prezantoi paketën e re ligjore me 12 nisma ligjore që përafrojnë legjislacionin shqiptar me atë të BE.
“Në 2025 Shqipëria i celi negociatat për të gjitha fushat, 33 kapituj, në 17 nëntor celëm negociatat për 5 kapitujt të fundit. 2026 është një vit i rëndësishëm, gur kilometrik në anëtarësimin e vendit. Me aspiratën e madhe që në 2027 të kemi arritur gjithë përgatitjet, për mbylljen e negociatave. Është një punë komplekse por edhe shumë pozitive sa i përket transformimit europian të vendit.
Midis celjes së negociatave dhe mbulljes Shqipëria duhet të japë një test aftësia, si në pikëpamje të vullnetit politik, ashtu edhe të institucioneve. Për këtë duhet të përgatitet për një numër reformash dhe praktikat e vendeve anëtare. Ky test, njihet si përmbushja e kushteve të ndërmjetme. Fusha në të cilën Shqipëria duhet të japë këtë test aftësie, është shteti i së drejtës dhe sundimi I ligjit. Jemi sot këtu për të prezantuar një paketë të rëndësishme prej 12 nismash ligjore, që lidhen me sundimin e ligjit, shtetin e së drejtësë, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi, mbrojtjes nga diskriminimi, mbrojtjes së familjes e me radhë duke provuar se shteti ka aftësitë për të mbrojtur shtetasit e vet.
Paketa ka në përmbatje 6 pr/ligje të propozuar nga qeveria dhe 6 që janë inicuar nga Kuvendi I Shqipërisë. Paketa garanton proges në tre grupe: në luftën ndaj krimit, në lidhje me barazinë dhe drejtësinë sociale dhe në masat për parandalimin e korrupsionit. Kjo paketë ka një numër përafrimesh me ligjin e BE të ligjit shqiptar. Kjo paketë sjell një numër risish, për herë të parë Shqipëria dekriminalizon veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve,” – u shpreh Dhuka. /abcnews.al


