2023 pritet të jetë një nga vitet më të nxehta në botë

schedule15:40 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 15:40 - 20 Dhjetor, 2022

Viti i ardhshëm parashikohet të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale nuk pritet të ulet në kufirin 1gradë Celcius. Sipas mediave të huaja, parashikimi vlerëson se temperaturat mesatare globale në vitin 2023 do të jenë rreth 1.2 C.

Temperaturat në vitin 2023 parashikohen të jenë midis 1.08C dhe 1.32C mbi mesataren para-industriale. Por tre vitet e fundit janë ndikuar nga një model tjetër moti i quajtur La Nina, duke rritur ndjeshëm temperaturat për shkak se fenomoni zgjati shumë në kohë. Provat shkencore tregojnë se ndryshimi i klimës po rrit temperaturën globale.

Qeveritë në mbarë botën kanë premtuar të ulin emetimet për të mbajtur rritjen e temperaturës nën 1.5C për të shmangur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C në krahasim me periudhën para Revolucionit Industrial në 1750-1900 kur njerëzit filluan të djegin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, duke lëshuar gazra në atmosferë.

Viti më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në 1850 ishte viti 2016, kur meteorologët thanë se fenomeni i motit i njohur si El Nino rriti temperaturat globale.  Në vitin 2022, rekordet e temperaturës u thyen në shumë pjesë të botës, duke përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar që regjistroi mbi 40C .

Zjarret shkatërruese goditën pjesë të Europës dhe Australisë ndërsa Pakistani dhe India regjistruan temperatura deri në 50 gradë Celsius.

Sipas ekspertëve rritja e mëtejshme e temperaturave parashikohet të çojë në efekte shkatërruese për njerëzit dhe natyrën, duke përfshirë më shumë thatësirë,  dhe sëmundje të lidhura për shkak të nxehtësisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!