“2023 do të jetë viti i Sali Shijakut”, djali i mjeshtrit të pikturës zbulon surprizën e madhe

schedule11:40 - 12 Maj, 2023

schedule 11:40 - 12 Maj, 2023

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, djali i piktorit të ndjerë, Sali Shijaku, Orgesi ka zbuluar se kanë në plan të realizojnë një ekspozitë retrospektivë.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai tregoi se së bashku me të motrën dhe vëllain, kanë menduar që 2023 të jetë viti i tij. Sakaq, Orgesi ka thënë se kanë zgjedhur shtëpinë e babait për ta realizuar, pasi konsiderohet si një nga më të vjetrat në Ballkan dhe është në guidën turistike të qytetit të Tiranës.

“Nga ana jonë, e imja, e vëllait dhe e motrës, ne kemi pasur një mbledhje së fundmi dhe kemi menduar që këtë 90-vjetor të bëjmë një ekspozitë restrospektivë, ku dyert e monumentit të kulturës, Galerisë Sali Shijaku do të hapen, nga pjesa ballore, ku bashkia ka përgatitur vendin ku do të zhvillohet gjithë ky inagurim. Kemi menduar që ky le të jetë viti i tij. Në fondin që do të vendosim, pikturat do të jenë jo vetëm këtu brenda galerisë, por edhe te shtëpia me që konsiderohet si një nga më të vjetrat në Ballkan dhe është në guidën turistike të qytetit të Tiranës.

Ne kemi menduar që te ky oaz dhe te kalldrëmet e shtëpisë, të vendosim komplet kavaletat e tij dhe të gjitha pikturat e tij nga fillimet e veta, ato avangardet”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!