2022 viti më me fat për sulmuesin anglez, Abraham i befason të gjithë

schedule16:00 - 22 Mars, 2022

schedule 16:00 - 22 Mars, 2022

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham ka surprizuar të gjithë këtë vit pasi paraqitjet e tij me skuadrën italiane kanë bërë që anglezi të jetë një nga lojtarët më të mirë.

Abraham shënoi një dygolësh në fitoren që skuadra verdhekuq arriti ndaj Lazios në fitoren 3-0, ku tanimë kap shifrën e 23 golave të shënuar në 40 paraqitje me skuadrën e Josë Mourinhos.

sipas mediave italiane anglezi është sulmuesi më efektiv në Serie A në vitin e ri dhe do të bëhet debutuesi më i mirë në historinë e Romës nëse shënon dy gola të tjerë deri në fund të sezonit.

Ish-sulmuesi i Chelseat ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitje në vitin 2022, një gol çdo 105 minuta. Enes Unal i Getafes ka arritur të njëjtën sasi golash që nga fillimi i janarit dhe vetëm Robert Lewandowski ka më shumë në pesë ligat më të mira të Evropës, 12 në 10 paraqitje, një gol çdo 75 minuta.

Abraham tashmë ka barazuar rekordin e tij personal për golat e ligës në një sezon (15, njësoj si në 2019-20 me Chelsean) dhe u bë lojtari i parë i Romës që shënon dy gola në një derbi që nga Francesco Totti në vitin 2015. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!