2021 viti i Adeles, këngëtarja fitoi mbi 30 milionë euro brenda një viti

schedule07:48 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 07:48 - 27 Dhjetor, 2021

Diva e muzikës ndërkombëtare, Adele ka fituar më shumë se 33 milionë euro brenda një viti, nga dy kompanitë e saj.

Përmbledhjet e llogarive të bëra deri më 31 dhjetor tregojnë se këngëtarja kishte të ardhura të mëdha në vitin që publikoi albumin e saj të rikthimit, të titulluar “30”.

Melted Stone Publishing Ltd, e cila u formua në prill të vitit 2011, fitoi para në bankë dhe në dorë në mbi 10 milionë euro. Adele është drejtoresha e vetme e asaj kompanie me emrin e saj të vërtetë Adele Laurie Blue Adkins.

LOS ANGELES – OCTOBER 24: CBS revealed an extended preview and first look of the exclusive Oprah interview in ADELE ONE NIGHT ONLY, a new primetime special that will be broadcast Sunday, Nov. 14 (8:30-10:31 PM, ET/8:00-10:01 PM, PT) on the CBS Television Network, and available to stream live and on demand on Paramount+. (Photo by Cliff Lipson/CBS via Getty Images)

Përveç kësaj, Melted Stone Ltd, e cila u formua në prill të vitit 2008, fitoi para në bankë dhe në dorë në shumën prej mbi 20 milionë euro. Adele është drejtoresha dhe sekretarja e vetme e kësaj kompanie.

Kjo vjen pasi Adele udhëhoqi nominimet për “BRIT Awards 2022”, me katër nominime.

Ajo është gjithashtu e vendosur të fitojë mesatarisht më shumë se 2 milionë dollarë në shfaqje në koncertin e saj të ardhshëm, në Las Vegas Weekends With Adele./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!