2020-a mbërrin në vende të ndryshme të botës

schedule20:50 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 20:50 - 31 Dhjetor, 2019

Ndërsa në vendin tonë po përmbyllen përgatitjet e darkës së fundvitit, Viti i Ri 2020 tashmë ka mbërritur për banorët e Paqësorit. Në orën 11, sipas kohës lokale, banorët e Samoa dhe Kiribati ishin të parët që i uruan mirëseardhje vitit të ri 2020 por edhe shekullit të ri.

Një orë më vonë, viti i ri 2020 mbërrit në Zelandë të Re. Siç edhe është traditë, edhe këtë vit në kryeqytetin Auckland mbizotëroi atmosferë festive me një spektakël fishekzjarrësh që zgjati për disa minuta.

Në Auckland, një gjysmë ton (453 kilogramë) fishekzjarrë u lëshuan nga Kulla Sky mbi qendrën e qytetit. Mes atmosferës së bukur u shkëmbyen edhe urimet për një vit të mbarë dhe të qetë.

Edhe në Australi tashmë është bërë ndërrimi i motmoteve. Në Sidneit, 2020 bashkë me shekullin e ri është pritur me një laramani fishekzjarrësh dhe mjete tjera piroteknike duke krijuar një spektakël të posaçëm.

Fishekzjarrët e Sidneit, në Australi për Vitin e Ri janë të njohura në të gjithë botën si një nga mënyrat më të mëdha dhe më të ndritshme për të festuar. Ato zhvillohen në Urën e famshme të Hidrit të Sidneit, Opera House dhe mijëra njerëz ndjekin gjithçka live apo edhe nga ekranet.

Festimet nuk u ndalën edhe përkundër se ky shtet po përballet me krizën më të rëndë me zjarre në histori. Festë pati edhe në pjesët tjera të Australisë.

Kurse ndër vendet e fundit që do ta presin vitin e ri 2020 janë: Rio de Janerio, Nju Jorku dhe Meksiko.

Për shkak se ekzistojnë 39 zona të ndryshme kohore, gjithë planetit Tokë i duhet plotë 26 orë që të hyjë në Viti e Ri 2020.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!