Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

200-vjetori i Pavarësisë së Greqisë, Princi Charles s’i mban dot lotët gjatë vendosjes së kurorave

schedule11:15 - 25 Mars, 2021

schedule 11:15 - 25 Mars, 2021

Princi Charles nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë ceremonisë së vendosjes se kurorave në monumentin e Ushtarit të Panjohur për të shënjuar 200 vjetorin e Revolucionit Grek. Mediat greke shkruajnë se princi britanik “e nderoi vendin me praninë e tij në këtë ditë të veçantë simbolike, i shoqëruar nga gruaja e tij Camila.”

Pasi vuri kurorën në emër të vendit të tij, Britanisë së Madhe, emocioni ishte i qartë dhe raportohet se në momentin që u luajt himni kombëtar britanik, ai nuk i mbajti dot lotët.

Babai i Princit Charles, pra bashkëshorti i mbretëreshës Elizabetë ka lindur në Korfuz , ndërsa nëna e tij ishte me origjinë greke. Monarku britanik mbërriti ditën e djeshme në Greqi me rastin e 200 vjetorit të Pavarësisë së Greqisë.

Princi i Uellsit Dukesha e Cornwall u mirëpritën nga Ministri i Jashtëm Nikos Dendias dhe më tej u pritën në Galerinë Kombëtare nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe gruaja e tij Mareva Graboëski-Mitsotakis. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!