200 km në orë, motoçiklisti humb jetën pasi përplaset gjatë garës

schedule16:57 - 29 Korrik, 2018

schedule 16:57 - 29 Korrik, 2018

Një motoçiklist britanik humbi jetën pasi motori me të cilin po garonte në Belgjikë u përplas.

Clive Ling ishte 53 vjeç, ndërsa mësohet se në momentin e përplasjes po garonte me rreth 200 kilometra në orë.

Ai po garonte për “Open Trophy”, një event tre-ditor që mbahet në rajonin Ëallonia të Belgjikës. Tre pjesëtarë të familjes së tij ndodheshin aty në momentin e ngjarjes.

Sipas The Sun, motori u përplas me barrerat anësore, ndërkohë që fatale për motoçiklistin ka qenë helmeta, e cila iu shkëput dhe 53-vjeçari ka goditur rëndë kokën në tokë.

Ai u shpall i vekur në vendin e ngajrjes pavarësisht reagimit të shpejtë të mjekëve. Në përplasje u përfshi edhe një garues tjetër, por sipas mediave ai i ka shpëtuar ndonjë dëmtimi të mundshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!