200 gola dhe 19 trofe, Cavani i jep lamtumirën PSG-së

schedule15:58 - 30 Qershor, 2020

schedule 15:58 - 30 Qershor, 2020

Dita e sotme shënon ditën e fundit në kontratë për sulmuesin e PSG-së, Edison Cavanin. Kështu mbyllet një tjetër kapitull për uruguaianin, i cili nga sezoni tjetër nuk do të jetë më pjesë e gjigandëve francezë.

33-vjeçari u transferua në Paris në vitin 2013 nga Napoli, ku ishte një nga blerjet e para të sheikut, Al-Khelaifi. Që nga ajo kohë Cavani ka luajtur në 301 ndeshje me fanellën e francezëve, ku ka shënuar plot 200 gola.

Kështu sulmuesi do të mbahet mend gjatë nga tifozët parisienë, pasi aktualisht ai është golashënuesi më i miri i klubit në të gjithë kohërat. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe 7-vjeçare, Cavani ka fituar plot 19 trofe me klubin francez. /abcnews.al