20-vjetori i Festivalit “Marie Kraja”/ Zbulohen detajet e edicionit jubilar, nga juria te konkurentët nga e gjithë bota

schedule09:42 - 25 Mars, 2024

schedule 09:42 - 25 Mars, 2024

Në datat 28 dhe 29 mars do të mbahet në Teatrin e Operas dhe Baletit, edicioni jubilar i Festivalit Ndërkombëtar Operistik ‘Marie Kraja’.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, drejtoresha e marrëdhënieve me publikun e Festivalit, Iva Tiço dhe drejtori i festivalit, Klevis Saliaj, kanë ndarë detajet, duke theksuar se në juri janë emra të njohur me famë botërore. Ndërsa, kanë theksuar se do të jenë dy netë për publikun, ku në njërën do të shfaqen arie, ndërsa në të dytën do të jenë bashkëpunimet me këngëtarët e njohur të muzikës pop.

“Publiku ka dy netë shumë të bukura koncertore, kemi të bëjmë me pjesët më të njohura të muzikës klasike botërore. Ashtu si vitin e kaluar janë të ndarë në dy disiplina, natën e parë do të jenë ariet, ndërsa natën e dytë do të jenë bashkëpunimet me këngëtarët e njohur të muzikës pop”, u shpreh Tiço.

Festivali ka këtë njohje që kanë për jurinë, sepse të gjithë këngëtarët e botës duan që të fitojnë një kontratë nga këta personazhe dhe të bëhen pjesë e teatrove botërore.

Edhe sivjet do të prezantohet nga Enkeleda Kamani dhe Bledi Salaj, ndërsa Vikena Kamenica do të jap opinionet. Këtë vit ne jemi shumë të lumtur të themi që konkurentët do të përballen me emra shumë të njohur. Është një juri që ka filluar punën dhe konkurentët janë shumë me fat”, tha Saliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!