20 vjet nga bombardimet e NATO-s, Serbia përkujton viktimat

08:20 | 25/03/201908:200

Serbia ka përkujtuar të dielën viktimat e bombardimeve të forcave të NATO-s. Por ndërsa cilësojnë agresion sulmin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, serbët nuk thonë asgjë për spastrimin etnik që u krye ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Këtu ka bombarduar aleanca veri atlantike e NATO-s njëzet vjet më parë. Kurora lulesh janë vënë në tërë Serbinë për ditën e përkujtimit. Manifestimi kryesor është në qytetin jugor të Nishit, në afërsi të Kosovës. Sasha Gjorgjeviç, është fotoreporter dhe ka dokumentuar luftën në këtë zonë. Në Kosovë ka shumë miq dhe si profesionist është i njohur. Ka qenë një nga mijëra njerëz që ka marrë ftesën për mobilizim dhe i është dashur të bëj punë të tjera. Lufta është tmerr thotë dhe shpreson që një ditë të mos dokumentoj në objektiv ngjare lufte dhe tensione.

Sasha Gjorgjeviç, fotoreporter nga Nishi, Serbi: “Më telefonuan miq nga jashtë Serbisë dhe më thanë se avionët ishin nisur dhe as atëherë nuk e besoja një gjë të tillë. Askush nuk e besonte se do të ndodhnin bombardimet. Më vonë mora ftesën që të mobilizohem dhe ishte e pabesueshme. Lufta është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhë”.

Sinagoga e qytetit. Këtu është hapur një ekspozitë me fotot e luftës. Në këtë qytet kishte nisur edhe revolucioni kundër Sllobodan Millosheviçit. Bombat kasetore, aeroporti, shtëpi të djegura dhe objekte ushtarake janë kujtimet e kapura në çast. Lufta duket si një e shkuar e pa kthyer pasi konflikti vazhdon.

Përkujtime u bënë nëpër tërë Serbinë. Për 78 ditë, NATO kishte bombarduar shumë caqe dhe kishte bërë edhe disa gabime. Në Serbi thonë se nuk kanë patur faj dhe e quajnë agresion.

Jellena Cosin, është nga Fushë Kosova. Qytetin jugor me lum e ka bërë adresë pas luftës.  Në ditarin e atehershëm të 13 vjecares ishin përzier simpatitë rinore dhe bombat. I ati i saj është viktimë e trazirave të Marsit 2004. Ajo ka shumë miq shqiptarë dhe flet kundër luftës. Tani ngjarjen e ndjek si gazetare.

Jellena Cosin, gazetare nga Nishi: “Mua nuk më ka sjellë asgjë të mirë lufta dhe mendoj se shumë njerëzve nuk u ka sjellë asgjë. Lufta në çdo vend i sjell të mira vetëm disa personave, kurse neve na sjell vetëm vuajtje”.

Bombardimet e NATO-s sollën marrëveshjen e Kumanovës dhe forcat serbe u tërhoqën nga Kosova. Dy dekada më vonë lufta vazhdon të jetë pjesë e fjalorit./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono