Si sot 20 vite më parë, këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka humbur të atin. Në këtë përvjetor ajo e ka kujtuar gjysmën e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Vesa është shprehur se është krenare për babain e saj dhe se i mungon shumë.
“Na mungon babai. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshillë, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje! Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”, ka shkruar këngëtarja.
Prej disa kohësh, Vesa jeton në Australi me bashkëshortin, Big Basta dhe të birin, Lian./abcnews.al