20 sekondat e tmerrit dhe rënia pingul me shpejtësi 563 km/h: Çfarë kanë zbuluar ekspertët mbi tragjedinë ajrore

schedule13:16 - 22 Mars, 2022

schedule 13:16 - 22 Mars, 2022

Familjet e udhëtarëve të Boeing 737-800 që u rrëzua në Kinë tani janë të dëshpëruara dhe pa shpresë.

Askush nuk u gjet i gjallë në rrënojat e avionit. Të gjithë pasagjerët dhe pjestarët e ekuipazhit konsiderohen të vdekur tashmë.

Kompania “China Eastern” i uli të gjithë avionët Boeing 737-800 sot pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në fluturimin për në Guangzhou. Avioni bëri rënie pingul shumë të papritur duke humbur 10 mijë metra në vetëm dy minuta, ndërsa vlerësohet se u përplas në tokë me një shpejtësi 563 km/h, që nuk i dha shans askujt, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Ra pingul nga 9 km lartësi, dalin pamjet e avionit të shkrumbuar

Të afërmit e ekuipazhit mbërritën në një zyrë në Kinën Lindore pranë aeroportit Kunming, ku avioni u ngrit pak pasi u bë i njohur rrëzimi. Raportohet se “China Eastern” ka ngritur nëntë ekipe për të hetuar aksidentin, për të ofruar ndihmë familjare dhe çështje të tjera urgjente.

Modeli Boeing 737-800 është pararendësi i modelit problematic 737 Max, por ai konsiderohet i sigurt, pavarësisht nga seria e aksidenteve gjatë historisë së tij.

Duke folur për “Sun Online”, ekspertja e aviacionit Sally Gethin tha se të dhënat e fluturimit sugjeronin se kishte një “interval 10 deri në 20 sekonda ku një ose më shumë nga pilotët rifituan vetëdijen dhe u përpoqën të shpëtonin aeroplanin” përpara se ai të rrëzohej në tokë.

“Të gjithë në bord ishin pa ndjenja gjatë kësaj rënieje përfundimtare”, thotë Gethin.

Ajo shtoi: “Pilotët janë shumë të trajnuar në simulatorë. Por në botën reale, ata mund të mbingarkohen nga ngjarje të papritura. Ky njihet si fenomeni i frikës dhe është shumë e vështirë t’i stërvitesh për të”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!