Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

20 milion euro për “xholin” e Bayernit, vetëm Lewandowski fiton më shumë

schedule11:39 - 7 Gusht, 2021

schedule 11:39 - 7 Gusht, 2021

Joshua Kimmich është një nga lojtarët më të mirë të Bayern Munchen. “Xholi” gjerman ka edhe dy vite kontratë me Bayern Munchen, por kjo nuk mjafton dhe drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë duan ta “blindojnë”.

Bisedimet në lidhje me rinovimin vazhdojnë prej kohësh dhe janë afër konkretizimit. Bild zbulon edhe detajet e marrëveshjes së re. 26-vjeçarin e kombëtares gjermane (59 ndeshje dhe 3 gola me Pancerat) e pret një kontratë 4-vjeçare.

Kimmich do të përfitojë 20 milion euro në sezon, duke u kthyer në lojtarin e dytë më të paguar të klubit bavarez. Vendin e parë e mban Robert Leëandoëski, i cili përfiton një rrogë sezonale prej 26 milion eurosh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!