20 mijë tifozë në “Olimpico”, në Itali japin lajmin e madh

schedule11:28 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:28 - 24 Shtator, 2020

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e futbollit në Itali. Stadiumet mund të hapen deri në një të tretën e kapacitetit të tyre dhe këtë e ka konfirmuar vetë zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri.

“Dy metra distancë janë të nevojshme mes tifozëve si dhe përdorimi i maskave dhe dezinfektusve. Përqafimet duhen harruar për disa kohë dhe mendoj se stadiumet mund të hapen deri në një të tretën e kapaciteteve të tyre,” deklaron italiani për “Rai Uno”.

“Për shembull, stadiumi ‘Olimpico’ në Romë mund të presë nga 20,000 deri në 25,000 tifozë, nga 80,000 që është kapaciteti i tij. Ky është një hap shumë i madh drejt jetës normale,” mbyll zëvendës Ministri. Kujtojmë që javën e parë të Serie A u lejuan vetëm 1000 tifozë dhe kjo shifër do të lejohet përgjatë gjithë sezonit 2020/21. /abcnews.al