“20 leje për kulla në 8 vite”, Mazniku: Sahati do të ketë sfond më të bukur, 3 shtresat e identitetit të qytetit

schedule21:42 - 15 Shkurt, 2023

schedule 21:42 - 15 Shkurt, 2023

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbjan Mazniku, i ftuar në emisionin “Bardh e Zi”  në ABC News, bëri të ditur numrin e lejeve të ndërtimi që janë dhënë nga bashkia gjatë 8 viteve.

Ai theksoi se 1028 leje që janë dhënë, vetëm 20 prej tyre janë dhënë për objekte më shumë se 12 kate.

“1028 leje në 8 vite, nga të cilat 30% ka qenë objekte të larta komplekse dhe pjesa tjetër objekte të ulëta dhe rikonstruksione.

312 leje ndërtime janë miratuar që janë objekte të larta komplekse.

Bashkia Tiranë ka dhënë 20 leje për pallate mbi 12 kate. Nga 1028 leje të miratuara, i kanë përfituar këto leje 991 subjekte zhvilluese, pra nuk kanë shkuar vetëm disa njerëz si përflitet.

Shpërndarja e objekteve është në të gjithë qytetin, nuk ka vetëm një pjesë,”  u shpreh Mazniku.

Në lidhje me ndërtimet që po bëhen pas kullës së Sahatit dhe debatin mbi cënimin e historisë së qytetit, nënkryetari u shpreh se Sahati më parë kishte një sfond të shëmtuar, ndërsa pas përfundimit të këtyre objekteve sfondi do të jetë shumë më i bukur.

Më pas Mazniku shtoi se janë 3 shtresat e identitetit të qytetit: Konservim i objekteve rrënjësore të qytetit, ruajtja dhe modernizimi i disa objekteve të tjera dhe Tirana e gjeneratës së re.

Unë e mirëkuptoj debatin për Sahatin, por 30 vitet e fundit ajo nuk kishte në sfond Dajtin, por një strukturë të shëmtuar./Unë mendoj që sfondi i ri që po krijohet do të jetë më i bukur se ai që kishte.

Unë mendoj që ajo tyrbja te Plaza është shumë më dinjitoze sot, se sa kur ishte në mes të ferrave.

Ne kemi 3 shtresa të identitetit të qytetit:

  • Objekte rrënjësore të qytetit, konservimi i tyre
  • Ruajtjen me modernizim. Rasti i Pazarit të Ri dhe Stadiumi
  • Tirana e gjeneratës së re,” tha ndwr tw tjera Mazniku.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!