2 të shoqëruar për vrasjen e Ujkës, djali i ish-deputetit çoi në pranga të riun me barut në duar

schedule19:37 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 19:37 - 2 Dhjetor, 2021

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisarit dy persona të dyshuar për vrasjen e ish deputetit Pashko Ujka mbrëmjen e së hënës. Një prej tyre është 20 vjeçari Kristian Kelmendi.

Policia ra në gjurmët e tij pas dëshmisë së djalit të Pashko Ujkës. Të riut i janë gjetur edhe mbetje baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarjeje apo jo. Ndërkohë  burime për Abc treguan se vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka është kryer në një orar kur në parkun ku po shëtiste me bashkëshorten e tij mungonte energjia elektrike.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar dy persona me të zeza që ecnin me shpejtësi. Por grupi hetimor nuk është i sigurt nëse janë autorët e dyshuar apo prej motit me shi nxitonit të shkonin në shtëpi. Hetimet fillimisht u përqendruan tek e shkuara politike si deputet dhe ish kryetar komune, por deri tani nuk ka asnjë konkrete.

Pashko Ujka kishte shumë pak ditë që ishte kthyer nga Italia ku ndodhej për kurim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!