2 subjekte në Tiranë “vatër” e lojërave të fatit, 3 të arrestuar dhe 1 në kërkim

schedule12:21 - 6 Prill, 2025

schedule 12:21 - 6 Prill, 2025

3 persona janë arrestuar dhe 1 është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi kishin përshtatur 2 subjekte për organizmin e lojërave të fatit.

“U arrestuan shtetasit P. L , 52 vjeç dhe Sh. Rr., 22 vjeç, pasi në aparatin celular të shtetasit Sh. Rr, u gjetën aplikacione të lotarive të palejuara. Shtetasi Sh. Rr, ishte i punësuar në lokalin në administrim nga P. L. Arrestuan shtetasin A. Ll., 18 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. T., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin me administrator shtetasin E. T dhe punonjës A. LL, u gjetën 6 kompjutera që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka sekuestruar 6 makineta dhe 2 aparat celular, që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!