Covid-19 po bën “kërdinë” në kampionatin italian, ku numri i të infektuarve është shumë i madh.
Dy raste të reja të infektuarish me Covid-19 janë njoftuar nga skuadra e Udineses. Njëri nga të infektuarit është një lojtar i cili ka luajtur ditën e djeshme.
“Udinese njofton se pas kryerjes së tamponëve molekular, përveç një anëtari të stafit ka rezultuar pozitiv me covid edhe një lojtar, që ka luajtur në sfidën e djeshme kundër Atalantës.
Klubi ka njoftuar autoritetet dhe anëtarët e skuadrës që aktualisht janë në karantinë janë 13 (9 futbollistë dhe 4 pjesëtarë të stafit)”, thuhet në njoftimin e Udineses.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) January 10, 2022
/f.a/abcnews.al