2 përplasje për 4 ditë, Nazarko: Elbasani si Palermo, nga tensionet humbet qeveria

schedule19:52 - 18 Mars, 2021

schedule 19:52 - 18 Mars, 2021

Elbasani është qarku i “nxehtë” i zgjedhjeve të 25 prillit. Brenda 4 ditëve në Elbasan ndodhën 2 përplasje të forta, e para në 14 mars në Ditën e Verës dhe tjera sot mes ish-deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca. Por çfarë po luhet në Elbasan? Analisti Mentor Nazarko i ftuar në Radarin Informativ në ABC bëri një skaner të këtij qarku problematik.

Në këto zgjedhje luhet fati i Bashës, por edhe Ramës që po tenton mandatin e tretë që nuk e ka arritur askush. Në Elbasan po tentohet që të thyhet trendi i 2017-tës. Akte si ky e cenojnë sado pak imazhin e qeverisë. Elbasani është identifikuar si qark i kriminalizuar. Elbasani është kthyer në një lloj Palermoje e Shqipërisë” tha Nazarko.

Por kush po e nxit këtë përplasje në Elbasan? “Ajo çka luhet përveç fatit të Bashës dhe Ramës, janë edhe cështje ekonomike, grupe interesi ekonomiko-politike apo të tjera që kontrollojnë këtë vendimmarrje tenton që të ruajnë ato pozita. Imagjinoni një forcë, apo këto grupe, si opozita që ka qenë larg pushtetit për 8 vite, janë të etur për t’u rikthyer. Ata që janë tentojnë ti mbajnë me cdo kusht. Nga ekstremizimi i lojës është qeveria që humb, del keq” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!