2 mijë euro për çdo femijë të lindur nga 1 janari në Greqi: A përfitojnë emigrantët?

schedule14:22 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 14:22 - 30 Dhjetor, 2019

Një shpërblim prej 2 mijë eurosh për çdo fëmijë të lindur në Greqi. Është ky projekligji që pritet të votohet në parlamentin grek, sapo të rinisë nga puna në janar, por nga ai do përfitojë çdo fëmijë i lindur nga 1 janari 2020.

Gjysma e parë e përfitimit, që arrin shumën prej 1 mijë eurosh, do t’u shpërndahet menjëherë prindërve pa ndonjë aplikim, ndërsa pjesa tjetër e shumës do të paguhet gjashtë muaj pas lindjes së secilit fëmijë, raportone përditshmja greke ‘Ekathimerini’.

Fëmijët e lindur në Greqi nga qytetarë jo të Bashkimit Evropian, në vitin 2020 dhe 2021 do të marrin gjithashtu përfitimin, me kusht që nëna të ketë qenë banore e rregullt dhe e përhershme e Greqisë që nga viti 2012./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!