2 herë doktor në mjekësi, në Shqipëri e Spanjë, Kita Sallabanda “Qytetar Nderi” në Berat

schedule17:39 - 8 Tetor, 2021

schedule 17:39 - 8 Tetor, 2021

Profesori i asociuar në neurokirurgji Kita Sallabanda, kryetar i Shoqatës së Radiokirurgjisë së Spanjës dhe anëtar i Federatës së mjekëve shqiptarë në botë ka marrë titullin “Qytetar nderi” në Berat.

Titullin ia dorëzoi kryetari i Bashkisë së Beratit Ervin Demo, kurse profesor Mentor Petrela mbajti një fjalë përshëndetëse. Sallabanda është bërë i njohur për publikun shqiptar për opinionet e tij në media, lidhur me epideminë COVID-19.

Po cilat janë vitet e tij të suksesit nga Shqipëria  në Spanjë; Në vitin 2000, Dr.Kita Sallabanda shkoi në Spanjë ku punoi shumë per të marrë titullin  e neurokirurgut dhe të profesorit të asociuar të neurokirurgjisë në Universitetin Komplutense të Madridit. Ju desh të mbronte përseri titullin  Doktor në Mjekësi dhe kështu sot,  të jetë  dy herë Doktor ne Mjekësi, në Shqipëri dhe në Spanjë. Filloi si ndihmës kirurg në një klinikë private dhe tani ka konsultën e tij private, punon në një nga spitalet më të mëdha të Madridit e të Spanjës, në vitin e katërt e të pestë të mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Komputense në Madrid, jep lëndën e neurkirurgjisë, është tutor i specializantëve të nerurokirurgjisë, drejton komitetin e neuro-onkologjisë në spitalin ku punon .

Është Drejtor i ¨Master Internacional En la Radiocirugia del Sistema Nerviosos central të  Universitetit  Komplutense te Madridit, bashkëpunëtor në Radiokirurgjinë  e Sistemit Nervor Qëndror  në Genesicare Madrid, ne qëndrën e Cyberknife, është koordinator i radiokirurgjisë shoqatës  shoqatës spanjolle të Neurokirurgjise, SENEC, anëtar i komitetit shkencor të EANS it dhe SENEC, ka publikuar rreth 26 artikuj në revistat e ndryshme kombëtare  ne revistat e ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe dy libra  mbi Radiokirurgjinë e Sistemit Nervor Qëndror.

Është, President i Shoqatës Spanjolle të Radiokirurgjisë, President i Shoqatës Ibero-Latoinamerikane të Radikirurgjise, dhe President i Komisionit të Neuro-Onkologjisë së Hospital Clinico San Carlos, Madrid.  Ka punuar shumë në fushën e Radiokirurgjisë së Sistemit Nervor Qëndror dhe sot është një nga figurat e rëndësishme në  Spanjë, Europë dhe  Amerikën Latine. Për këtë karrierë brilante në Spanjë, Dr. Salalbanda i është shumë  falenderues edhe gruas së tij, Mimoza dhe vajzës së tij, Morena, të cilat e kanë mbështetur realisht dhe kanë qënë ndihmë e madhe për të. Morena sot, është kolegia e tij, të dy punojnë  bashkë në trajtimin e të sëmurëve si Onkologe Radioterapeut  në Qëndrën Cyberknife Genesicare, Madrid./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!