2 gushti, Dita e Holokaustit ndaj romëve

schedule11:00 - 2 Gusht, 2020

schedule 11:00 - 2 Gusht, 2020

Ditën e sotme në shumë vende europiane përkujtohet Holokausti i nazistëve ndaj më shumë se 500.000 sintive e romëve në Europën e pushtuar.

2 gushti u shpall para pesë vjetësh nga Parlamenti Europian si Ditë Përkujtimore për sintit dhe romët në mbarë Europën, ndërsa të gjitha vendeve anëtare të BE-së  vazhdon t’u bëhet thirrje që këtë datë ta shpallin ditë përkujtimore të Holokaustit ndaj sintive dhe romëve në vendet e tyre. Ndërkohë, Republika e Polonisë është i pari vend në Europë që 2 gushtin e ka pranuar si ditë përkujtimore.

Në një ceremoni përkujtimore në Aushvitc sot do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Këshillit Qendror të Sinti dhe Romëve dhe Kishës Evangjeliste, (EKD) në Gjermani. Delegacioni gjerman drejtohet nga Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenje në Gjermani, kreu i Këshillit Qendror të Sinti dhe Romëve, Romani Rose si edhe nga ipeshkvi evangjelist, e kreu i Këshillit të Kishës Evangjeliste, Heinrich Bedford-Strohm dhe Irmgard Schëaetzer.

Sipas agjencisë së lajmeve gjermane, dpa, në një mesazh përshëndetjeje të presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schwuble, thuhet, se “nga përvoja e Holokasutit rrjedh detyrimi i vetë shtetit tonë për të mbrojtur dhe ruajtur dinjitetin e jetës së çdo njeriu.” Kurse presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen theksoi, se Europa ka detyrimin për të mbrojtur pakicat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!