Të premten, Qendra e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportoi se 2.1% e pacientëve të shëruar nga Covid-19 janë infektuar për herë të dytë.
Sipas tyre, nga 7,829 pacientë të cilët u shëruan, 163 u infektuan përsëri.
Deri tani është e paqartë arsyeja se përse pacientët janë infektuar sërish dhe ky fenomen po shqytrohet nga ekspertët.
Shumica e tyre mendojnë se nuk ka gjasa që dikush të infektohet përsëri pasi të shërohet nga koronavirusi.
Është e mundur që çështjet me testimin, ose sasi të ndryshme të ARN virale në trup, të cilat kërkojnë testet, mund të shpjegojnë pse pacientët e shëruar rezultojnë përsëri pozitiv me Covid-19.
Nga 137 raste të vërejtura KCDC, 43.9% shfaqnin simptoma të buta.
Mostrat janë marrë nga 28 prej rasteve që kanë rezultuar pozitive dhe deri më tani gjashtë mostra kanërezultuar negative.
Pritet ekzaminimi i 22 mostrave të tjera.
Deri më tani në Korenë e Jugut janë shënuar 230 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 10,635 persona./abcnews.al