Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“2.6% e buxhetit të shtetit për mbrojtjen”/ Rama: Industria ushtarake po rilind hap pas hapi

schedule13:54 - 30 Qershor, 2026

schedule 13:54 - 30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes gjigandit italian të industrisë detare FINCANTIERI, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia” në Vlorë, me synim zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësi punësimi në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.

Në hap me rëndësi në përgatitjen e brezit të ri të specialistëve shqiptarë që do të mbështesin rritjen e qendrës së re industriale detare në Pashaliman, teksa forcon më tej partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Jemi këtu me një kolos të industrisë të mjeteve, për të nënshkruaj një marrëveshje mes FINCANTIERI, KAYO dhe shkollës. Një kantieri detare, dallon aty ku ngrihet kapitali njerëzor. Ne jemi sot në një ditë, pas këtij takimi qeveria shqiptare do të miratojë një kat normativ, ku Shqipëria do të angazhojë të gjithë financimin e nevojshëm, 2.6% nga buxheti jonë i shtetit për mbrojtjen.



Një rritje e jashtëzakonshme të kapaciteteve tona të mbrojtjes dhe të sigurisë. Historia jonë ushtarake dihet, është një histori dramatike, një vend që humbi gjithçka pas ndryshimit të regjimit. Jemi në një fazë krejtësisht të re, ku industria ushtarake po rilind hap pas hapi. Për të pasur një sistem industrial ushtarak, që funksionon nga uniformat te mjetet më të sofistikuara të forcave të armatosura. Në qendër të këtij procesi është një kompani e re, KAYO, e cila është aty për të ndërtuar këto partnere, për ta bërë shtetin shqiptar partner jo vetëm ligjërisht, por edhe financiarisht. Është një kapërcim i jashtëzakonshëm”, tha kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!