Vdekja e turistëve rus në resortin në Qerret, merret në pyetje punëtori

schedule21:25 - 17 Tetor, 2021

schedule 21:25 - 17 Tetor, 2021

Prokurorët dhe oficerët e policisë kanë marrë në pyetje personin e mirëmbajtjes së ambienteve të çlodhjes në hotel Gloria në Qerrret.

Hetimet janë fokusuar në disa pista ku nuk përjashtohet edhe ajo e një rrjedhje të mundshme të gazit. Raportohet se një ditë para se të gjendeshin të vdekur turistët rus, pati një alarm nga valvula e gazit në këtë hotel e cila u fik nga punonjësit. “Spiuni” që bëri alarmin është pjesë e aparatit të kaldajës së brendshme. Ky aparat ndodhet në bodrumin e resortit, pikërisht në këtë bodrum ndodhet edhe rikuperatori i ajrit të pishinës.

Megjithatë pritet që të dalin përgjigjet e analizave edhe nëse rusët kanë përdorur drogë, alkool apo substanca të tjera. Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronin, efektivët e policisë gjetën vetëm disa shishe birrë ndërsa në trup nuk kanë pasur shenja dhune.

Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që policia të lëshojë disa urdhër arresti.

Ambasada ruse në Tiranë përmes një postimi në Facebook ka kërkuar hetim të plotë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së katër turistëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!