Një 50-vjeçar në Fier është proceduar penalisht pasi u filmua duke tërhequr zvarrë një qen që kishte lidhur pas makinës.
Burri me iniciale F. S., banues në Hoxharë e Vjetër është proceduar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ndërsa tërheq me automjetin tip “Opel Korsa” qenin që për pasojë ka ngordhur.
50-vjeçari u procedua penalisht për keqtrajtim të kafshëve. s.b/abcnews.al/