199 raste të reja dhe 8 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule16:54 - 11 Korrik, 2020

schedule 16:54 - 11 Korrik, 2020

Maqedoni a e Veriut vijon të shënojë shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 persona dhe janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 199 raste të reja. Mes viktimave të fundit është një i ri vetëm 24 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e reja janë konfirmuar në: Shkup-90, Kumanovë-17, Dibër-6, Shtip-9, Prilep-3, Tetovë-12, Strugë-12, Manastir-2, Ohër-4, Kavadar-2, Gostivar-5, Strumicë-2, Radovish-1, Krushev-1, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Sveti Nikollë-24, Kërçovë-3, Resnje-2.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 120 persona të shëruar nga koronavirusi: Shkup-94, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-1, Tetovë-9, Strugë-1, Ohër-6, Gostivar-2, Krushev-1, Makedonski Brod- 1.

Ndërkohë dëri më tani numri i personave të infektuar në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 7 975 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën 376 persona./abcnews.al