19-vjeçari shkodran tregon si përfundoi te Kylie Jenner, rrëfen edhe surprizën që lidhet me Ronela Hajatin

schedule09:35 - 25 Shkurt, 2022

schedule 09:35 - 25 Shkurt, 2022

Eljor Gjoni është 19-vjeçari shkodran që po korr sukses përmes portreteve në grafik që realizon. Ai madje ka kaluar çdo pritshmëri, pasi fama e tij ka shkuar deri te Kylie Jenner.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, i riu tregoi historinë se si arriti deri te influencuesja me famë botërore.

“Kylie Jenner ka qenë shtysa ime më e madhe. Dmth kur erdhi ftesa për të maarr pjesë te klipi i saj erdhi kur isha pak i famshëm. Isha i vetmi nga Shqipëria. Është një libër që fanset kanë bërë dhuratë për ditëlindje, ku ka fotomontazhet dhe një ndër punimet është i imi. Kam qarë shumë se mosha ime jemi rritur ne adoleshëntë me të.

Unë e mbështes shumë arsyen që e kam bërë vetë. Ndoshta po të kisha ndjek rrugën e artit do kisha bërë shumë më shumë, po më mirë që ka shkuar kështu.

Që e ka pas të njëjtin talent është mami, po nuk e ka praktikuar shumë. Unë mendoj që talenti duhet praktikua”.

Më tej, ai foli edhe për bashkëpunimin me këngëtaren Ronela Hajati, duke zbuluar se surpriza lidhet me albumin e saj “Rron”

“Projekti me Ronela Hajatin është ai më i pritshmi deri më tani që nisi të pëlqehet ende pa dalë. Me Ronelën nisi kështu. Ajo ishte duke realizuar një album. Unë e kam admiruar që 10 vjet, e kam parë me këngën “Malagata”. Është një moment që vrasin këtë aktorin dhe mërzitesha. Se kisha menduar që do vinte kjo ditë që do të bashkëpunoja dhe unë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!