19 vjeç, pacienti më i ri me Covid në spital, infeksionistja: Të rinjtë e shtruar në spital janë shtuar

schedule15:51 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 15:51 - 17 Dhjetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

19 vjeç është pacienti më i ri që po trajtohet në spitalin Infektiv. Covid nuk i ka kursyer komplikacionet as tek të rinjtë, kryesisht të pavaksinuar. Infeksionistja Esi Duka tregon se nuk kanë munguar as  të intubuarit dhe as humbjet e jetës.

Situata vijon që të jetë problematike, kemi raste dhe mosha të reja, më i vogli është 19 vjeç dhe më i madhi mbi 80 vjeç. Pjesa më e madhe e rasteve janë pacientë të pavaksinuar ndërsa të vaksinuarit kanë simptoma më të lehta”, ka thënë ajo.

Një pjesë e pacientëve tregon infeksionistja e trajtojnë si virozë madje duke refuzuar dhe kryerjen e testit derisa gjendja e tyre përkeqësohet e  shtrimi në spital është I pashmangshëm. Ndërsa të tjerë hezitojnë të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes.

Shumë prej të sëmurëve paraqiten në spital pas qëndrimit mbi një javë në shtëpi. Çdo 24 orë në Infektiv shkojnë nga 15 deri në 20 urgjenca. Gjendja shëndetësore e pacientëve përgjithësisht është e rëndë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!