19 persona humbën jetën nga mbytja sezonit turistik në plazhet e vendit

schedule15:06 - 31 Tetor, 2021

schedule 15:06 - 31 Tetor, 2021

19 persona humbën jetën në plazhet e vendit përgjatë sezonit veror si pasojë e mbytjes në det. Një fakt i tillë u bë i ditur nga Zv.Presidenti i Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit, Robert Neçaj. Ai tha se këtë vit pati një rritje të numrit të vrojtuesve të liçensuar, duke sjell rënie të numërit të viktimave në krahasim me vitet e kaluara.

“Rritja e numrit të vrojrtuesv e sjell edhe uljen e numrit të viktimave. Këtë sezon ishin 19 viktima, 14 si pasojë e atakut kardiak dhe si pasojë e mbytjes janë vetëm 5 raste. Ngjarjet kanë ndodhur kur nuk ka pasur vrojtues,” ka thënë ai.

Në plazhin e Shëngjinit nevojat për vrojtues ishin shumë të mëdha, ku nga 250 që duhet për të mbuluar të gjithë vijen bregdetarë vetëm 70 ishin të licensuar. Neçaj shtoi se janë shënuar vetëm 4 viktima përgjatë këtij sezoni, edhe ato kanë ardhur si pasoje e arrestit kardiak dhe kanë ndodhur në ato zona ku nuk mbulohej me vrojtues plazhi.

400 është numri i përsonave të shpëtuar që grupet e inspektimit në terren të cilët kanë qenë te rrezikuar seriozisht për jetën e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!