Rreth 200 vullnetarë, punonjës të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të tjera i janë bashkuar aksionit të pastrimit në zonën turistike të Thethit. Ky aksion vjen në prag të nisjes së sezonit turistik në këtë perlë të natyrës.
Këta të rinj zgjodhën ta kalonin fundjavën në Theth jo për të pushuar por për të pastruar.
Dhanë ndihmën e tyre dhe ju bashkuan aksionit të bashkisë Shkodër për çlirimin e zonës turistike nga mbetjet.
Kryetari i bashkisë Benet Beci tha se ky aksion është i pari i këtij lloji që organizohet në Theth.
Nga Thethi, Beci tha se të gjitha zonat turistike do të jenë në vëmendjen e bashkisë Shkodër.
Aksionit të fundjavës, që u organizua në prag të sezonit turistik, iu bashkuan rreth 200 vullnetarë. /abcnews.al