180 pasagjerë mbeten të bllokuar në avion në Aeroportin e Rinasit: Nisja ishte në orën 14:00

schedule17:19 - 19 Tetor, 2020

schedule 17:19 - 19 Tetor, 2020

180 pasagjerë të cilët presin të fluturojnë drejt Italisë kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Rinasit.

Gazetari Leonidha Musaj bën me dije se avioni Rinas-Venecia ka pësuar avari dhe prej afro tre katër orësh 180 pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në avion.

Ata thonë se nuk i lejojnë të zbresin nga avioni ndërkohë që askush nuk i shpjegon se pse nuk bëhet nisja. Sipas burimeve për abcnews.al nisja e avionit ishte parashikuar për në orën 14:00.

Problemi po vijon prej disa orësh, ndërkohë që pasagjerët tashmë kanë frikë se dhe në rast se avioni do të rregullohet ai mund të pësojë defekt gjatë rrugës.

Nga ana tjetër agjencitë e udhëtimit i kanë paralajmëruar se nëse do të zbresin nga avioni nuk do i rimbursohen biletat./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!