Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

18 vjeçarja u vetëplagos/ Policia zbardh ngjarjen: Dy në pranga, nuk kallëzuan krimin! Tre në kërkim

schedule08:33 - 14 Shkurt, 2026

schedule 08:33 - 14 Shkurt, 2026

Zbardhet ngjarja e ndodhur pak pas mesnate në Sauk, ku një 18-vjeçare dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Dy persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në zonën e Saukut.

E dëmtuara është transportuar drejt spitalit nga shtetasja M. R. (Gj), 48 vjeçe dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas policisë, këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!