18-vjeçarja nuk përballon humbjen e të shoqit, i jep fund jetës

10:14 | 20/01/202010:140

Një vajzë e re u nda nga jeta tragjikisht pasi kishte pirë fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Vasjar të Tepelenës. Mirela Beta 18 vjeçe është gjetur nga familjaret e pajetë mëngjesin e sotëm. Sipas dëshmisë së familjarëve, aktin e rëndë të vetëflijimit 18-vjeçarja e ndërmori në kushtet e depresionit, pasi nuk përballonte dot dhimbjen për vdekjen e bashkëshortit.
Bashkëshorti i saj, në moshë të re vdiq aksidentalisht teksa punonte në Bypass-in e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur më 16 tetor, 2019 ku 18 vjecari Mateo Koza vdiq tragjikisht në vendin e punës. Asokohe policia tha se një punëtor tjetër duke duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur punëtorin Mateo Koza, 18 vjeç i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono