18-vjeçarja nga Divjaka largohet nga shtëpia, xhaxhai bën thirrje për ndihmë: Vuante nga depresioni

schedule10:51 - 16 Gusht, 2023

schedule 10:51 - 16 Gusht, 2023

Një 18-vjeçare nga Babunja e Divjakës është larguar nga shtëpia prej dy ditësh. Si pasojë, nëna e saj ka bërë denoncim në Polici.

“Në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja, 45 vjeçe, se më datë 14.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, xhaxhai i saj, Ali Krasniqi ka pohuar se vajza është parë në fshatin e Spolatës dhe ka kërkuar ndihmën e kujdo që e ka parë, që të lajmërojnë familjarët, pasi e reja vuan nga depresioni dhe janë shumë të shqetësuar.

Më ka humbur mbesa, me rroba sportive të zeza dhe kapele. Kush e sheh, po pati mundësi të na njoftoi”, tha xhaxhai i 18-vjeçares./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!