18-vjeçari shqiptar firmos kontratën e parë si profesionist me Parmën

schedule22:05 - 24 Shkurt, 2022

schedule 22:05 - 24 Shkurt, 2022

Futbollisti shqiptarë, Ledjan Sahitaj ka arritur të nënshkruajë kontratën e parë si lojtarë profesionist me skuadrën e Parmës.

Mbrojtësi 18-vjeçar në verë u bashkua me skuadrën italianë, ndërsa më parë ka përfaqësuar Zvricrën U-16. Sahitaj kishte qenë pjesë e moshave të Zurich dhe fillimisht në Itali u stërvit me ekipin e 19-vjeçarëve të Parma.

Ai ka nënshkruar deri më 30 qershor 2024 dhe do ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij me klubin që garon në Serie B.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!