Një 18-vjeçar i diplomuar në një shkollë ortodokse në qytetin rus Serpukhov shpërtheu një bombë brenda shkollës. Për pasojë ai mbeti i plagosur vetë si dhe 9 persona të tjerë, njoftuan sot autoritetet e rajonit të Moskës.
“Sot në orën 08:24 me orën lokale një 18-vjeçar i diplomuar në këtë institucion arsimor hyri në shkollën ortodokse që ndodhet pranë manastirit Vladisny Vendensky në qytetin Serpukhov dhe shpërtheu eksplozivin që solli”, shpjeguan autoritetet.
⚡ URGENT: A number of people are being treated at the scene after a suspect detonated an improvised explosive device outside a monastery in the city of Serpukhov, near Moscow.
Follow us on Telegram https://t.co/8u9sqgdo0n pic.twitter.com/5XgK4rQB66
— RT (@RT_com) December 13, 2021
Atentatori u identifikua si Vladislav Struzhenkov. Bomba e përdorur ishte artizanale, dhe vetë autori mbeti i plagosur rëndë, duke humbur dhe njërën këmbë. Sipas informacioneve paraprake, 18 vjeçair kishte kohë që planifikonte sulmin dhe koha e zgjedhur ishte pikërisht lutja e mëngjesit. Por bomba shpërtheu në mënyrë të pavullnetshme që në hyrje të shkollës.
Sipas hetuesve, autori i sulmit pak kohë më parë kishte pasur përplasje me studentë dhe mësues në shkollë.
/abcnews.al

