Një adoleshent nga Kalifornia festoi vitin e tij të 18-të duke u bërë personi më i ri në botë që viziton çdo vend të Evropës.
Rio Matsuoka filloi turneun e tij evropian në ditëlindjen e tij të 18-të në Islandë dhe përfundoi 101 ditë dhe 44 vende më vonë në Maltë.
“Ishte një rastësi e vërtetë që vendosa të provoja këtë rekord botëror,” tha Matsuoka për GWR. “Po i thosha familjes sime se do të doja të udhëtoja në Evropë pasi të mbaroja shkollën e mesme dhe duke bërë disa kërkime, m’u kujtua se dikush kishte thyer rekordin botëror për personin më të ri që vizitoi çdo vend në botë. E kuptova se mund të bëja diçka të ngjashme me Evropën dhe kuptova se kisha mundësinë ta bëja”.
Matsuoka u shpreh se ai përdori trena për të arritur në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore dhe autobusë për të vizituar vendet e Evropës Lindore. Ai tha se mori avionë vetëm disa herë, për të vizituar Britaninë dhe Rusinë./abcnews.al