“18 vite unike dhe të paharrueshme”, nënkampioni i botës tërhiqet nga futbolli

schedule20:58 - 16 Tetor, 2020

schedule 20:58 - 16 Tetor, 2020

Pablo Zabaleta ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Argjentinasi i krahut të djathtë të mbrojtjes, ishte pjesë e West Ham në tre sezonet e fundit.

35-vjeçari ka provuar të luajë edhe me skuadra si Manchester City, Espanyol dhe San Lorenzo, teksa numëron 58 ndeshje me kombëtaren “albiceleste”, me të cilët u shpall nënkampion bote në Brazil 2014.

Vitet më të bukura i kaloi me “Cityzens”, aty ku luajti 9 sezone, zhvilloi 230 ndeshje dhe fitoi 6 trofe. “Pas 18 vitesh si futbollist profesionist, unë mora vendimin të tërhiqem nga futbolli.

Kanë qenë vite të mrekullueshme, kam përjetuar momente unike dhe të paharrueshme. Jam përgjithmonë mirënjohës ndaj njerëzve që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim.

Dua të falënderoj klubet ku kam luajtur, shokët e skuadrave, trajnerët dhe gjithë familjarët e miqtë e mi. Faleminderit nga zemra për gjithçka“, shkruan Zabaleta në Twitter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!