18 të vdekur dhe 97 të plagosur në Ukrainë/ Ministri Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmet ruse të pakuptimta

schedule15:22 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 15:22 - 29 Dhjetor, 2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar lidhur me sulmet ruse të realizuar këtë të premte, ku kanë vdekur 18 persona dhe janë plagosur 97 persona.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Hasani thotë se Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia.

“Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme.

Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia”, ka shkruar ministri Hasani.

Kujtojmë që sulmet ruse goditën Dnipro, Kiev, Kharkiv, Odesa dhe Zaporizhia, duke dëmtuar shtëpi, institucione arsimore dhe spitale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!