Superliga Europiane është kompeticioni më i ri që po mendohet të organizohet nga klubet e mëdha. Në media është shkruar shumë rreth këtij projekti, i cili po merr formë dita-ditës.
I pari që e konfirmoi diçka të tillë është ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili dha dorëheqjen nga katalanasit ditën e djeshme. Ai deklaroi se klubi nga Katalonja ka pranuar të marrë pjesë në projektin e ri, çka do të sillte një ndryshim thelbësor në futboll.
Sipas raportimit të gazetës spanjolle “AS”, turneu i ri pritet të startojë në shtator të vitit 2022 dhe do të këtë 18 klube pjesëmarrëse. Ndeshjet mes tyre do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje si dhe në fund të sezonit do të ketë një play-off midis tyre, tamam siç ndodh në NBA.
Klubet që priten të marrin pjesë në Superligën Europiane sipas “AS”: SPANJË: Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid dhe Valencia; ITALI: Juventus, Inter dhe Milan; FRANCË: PSG, Marseille dhe Lyon; GJERMANI: Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen; ANGLI: Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United. /abcnews.al